Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë ndaluan në hyrje, shtetasin P. K., 25 vjeç, banues në fshatin Spathar, Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, për veprën penale “Vjedhja”.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin B. T., 27 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), pasi u kap në aksin “Pogradec-Korçë”, duke drejtuar pa leje drejtimi, një automjet të marrë me qira në mënyrë të parregullt.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 31.08.2024, për një aksident rrugor në fshatin Barçanj, Devoll, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin I. Sh., 34 vjeç, banues në Barçanj, Devoll, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin R. Ç., 29 vjeç, banues në Fshat Maliq, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.