8.9 C
Pogradec
8.8 C
Korçë
8.1 C
Bilisht
7.5 C
Ersekë
8 C
Maliq
9 C
Liqenas
Tuesday, March 25, 2025

Dhjetra urdhëra mbrojtje në Qarkun e Korçës. Sociologët: Tranzicioni social dhe përdorimi i substancave…

- Advertisement -

Qarku i Korçës, ditët e fundit, është tronditur nga raste të shumta dhune në familje. Më i rëndi u regjistrua ditën e shtunë në qytetin e Korçës, ku Bledar Trendafili i hodhi benzinë dhe i vuri zjarrin bashkëshortes së tij, Melisa Trendafili. Ndërsa, në më pak se 24 orë, dy raste të tjera u evidentuan nga Komisariati i Maliqit, ku ngjarjet u parandaluan në kohë nga policia për të mos u përshkallëzuar.
Sociologët, për rastet e shtuara të dhunës në juglindje të vendit, rendisin disa arsye që çojnë familjarët të dhunojnë njëri-tjetrin.

Sipas sociologes Maria Doiçe, tranzicioni social që ka barazuar rolin e gruas dhe burrit në familje, si dhe ulja e moshës së konsumuesve të alkoolit dhe lëndëve narkotike, ka bërë që rastet e dhunës të jenë më të evidentuara në qarkun e Korçës.

Ajo, ndërkaq, jep rekomandime për uljen e rasteve të dhunës. Sipas saj, së fundmi, gratë janë sensibilizuar të denoncojnë rastet e dhunës në familje, por sërish mbetet i lartë numri i atyre që nuk raportojnë dhunën në polici.

Sipas të dhënave, qarku i Korçës renditet ndër qarqet me numrin më të lartë të rasteve të dhunës dhe krimit në familje. Kryesisht, ngjarjet e rënda të regjistruara në qarkun juglindor kanë pasur protagonistë pjesëtarë të së njëjtës familje, ku shpesh janë regjistruar edhe fatalitete.

Sipas të dhënave nga Drejtoria Vendore e Policisë në Qarkun Korçë, për periudhen 01.06.2024 deri me 31.08.2024 ne rang qarku sipas  nenit 130/a te K.Penal jane evidentuar 46 raste te dhunes ne mardheniet familjare me 46 autore. Ndërsa sipas Ligjit 9669 kane kerkuar per tu pajisur me Urdher Mbrojtjes 68 shtetas. 

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit