Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
M. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;
E. A., 49 vjeç, banuese në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Skoda”, ka aksidentuar lehtë një shtetase të mitur, këmbësore.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. R., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi duke fyer ish-bashkëshorten e tij, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të saj.
Komisariati i Policisë Ersekë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi ne gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 32 vjeç, banues në Leskovik, Kolonjë, pasi dyshohet se ka djegur një sasi bazë ushqimore për bagëtitë, në pronësi të një 48-vjeçari.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi ne gjendje të lirë për shtetasin N. D., 53 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, ka dhunuar kunatën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi ne gjendje të lirë për shtetasin M. K., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, një 25-vjeçareje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.