0.4 C
Pogradec
-0.8 C
Korçë
-1.5 C
Bilisht
-1.4 C
Ersekë
-1.3 C
Maliq
-0.1 C
Liqenas
Sunday, February 9, 2025

Voskopoja kryeqendra e turizmit kulturor, e tejmbushur me turistë…

- Advertisement -

Fshati turistik i Voskopojës vijon të ketë vëmendjen e shtuar të turistëve vendas dhe të huaj. Ata zgjedhin këtë destinacion për freskinë, mikpritjen dhe ushqimin. Ndërkaq, turistët tregojnë se edhe çmimet janë tepër komode për familjarët.

Turistët vendas, kryesisht nga kryeqyteti, Elbasani, Fieri dhe Vlora, rezervojnë qëndrimin në Voskopoje gjatë muajve të verës.

Turistët e huaj, të cilët kryesisht vijnë nga Gjermania, Franca dhe Spanja, të organizuar me guida turistike, shprehen se historiku i Voskopojës dhe kishat janë ndër arsyet pse kanë vizituar këtë fshat.


Unë jam Andrea dhe vij nga Gjermania. Është hera ime e parë që vij në Shqipëri. Në fakt, ka qenë një dëshirë e imja pasi një mikja ime ka ardhur këtu në vitin 2022 dhe doja të vija madje më herët. Sapo kam mbërritur në Voskopojë dhe kam dëgjuar që ka qenë një popullatë e madhe dikur këtu, rreth 40 mijë njerëz. Më dukej e pabesueshme. Kam provuar ushqimin këtu, më pëlqen shumë peshku, ndërsa perimet dhe frutat janë shumë të freskëta.

Unë jam Sindi dhe vij nga Franca. Është hera ime e parë në Shqipëri dhe nisa nga Tirana udhëtimin tim. Më pas shkova në veri, në ujëvarën e Valbonës, gjithashtu bëra ngjitje në Theth dhe më pas në Shkodër. Kjo ishte pjesa sportive e udhëtimit. Ndërsa sot jam për të dëgjuar kulturën. Sapo kam mbërritur në Voskopojë dhe kam shumë dëshirë të vizitoj kishat, pasi kam dëgjuar shumë për to dhe kam një guide me vete për të më treguar historinë e Voskopojës. Sa i përket ushqimit, mëngjesi këtu është i mrekullueshëm, me djathin dhe petullat tradicionale.

Antoni Falo, njëri prej operatorëve turistikë, tregon se këtë vit turizmi nuk ka qenë në nivelet e duhura. Ndërsa Falo shprehet se fundjavat sërish kanë një numër të lartë të pushuesve. Ai thekson se hoteleria po përballet me mungesën e punonjësve dhe vështirësinë për të gjetur produktet bio të zonës. Ndërsa vetë ambientet akomoduese po vijojnë të shtohen.

Fshati turistik me histori të lashtë është një nga kryeqendrat e turizmit historik dhe kulturor në vend.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit