Zhvillohet maratona Enkelana në qytetin e Pogradecit për të tretin vit radhazi, ku vetëm 24 orë para zhvillimit të maratonës Enkelana organizuesit e saj bëjnë thirrje që garues të ndryshëm të regjistrohen për t’u bërë pjesë e garës.
Njëri prej organizatorëve të maratonës Enkelana, Leonard Peço, tregon se kohës së regjistrimeve po i vjen fundi dhe për këtë arsye kanë hapur disa stenda në qytetin e Pogradecit. Stendat janë ofruar jo vetëm për qytetarët pogradecarë por edhe për turistët. Gjithashtu, ai tregon se janë 35 shtete pjesëmarrëse.
Sipas tij, pjesëmarrësit nga Maqedonia e Veriut kanë përqindjen më të lartë të atletëve që marrin pjesë në garë. Ndërkaq, moshat e pjesëmarrësve janë nga 18 vjeç dhe deri në 90 vjeç, që është maratonamaku më i madh.
Ndërkohë, institucionet kanë bërë publik se do të ketë bllokime të akseve rrugore konkretisht prej orës 18:50 deri në orën 20:30, aksi rrugor Lin-Pogradec, por pas kilometrit të 10-të gara do të zhvendoset në korsinë e biçikletave duke i hapur rrugën automjeteve. Ndërsa prej orës 19:00 deri në orën 21:00, më shumë se gjysma e rrugëve të brendshme të Pogradecit do të jenë të pakalueshme për automjetet.

