Dashamir Çali – Maraton Albania
Deklaratë disa orë para Maratonës Enkelana. Pjesëmarrës do të jenë rreth 600 atletë nga 38 vende të botës. I kërkojmë ndjesë drejtuesve të automjeteve që nesër do bllokohen për rreth 2 orë disa nga rrugët kryesore, por kështu ndodh në gjithë vendet e botës.
Është edicioni i tretë i Maratonës Enkelana në qytetin e bukur të Pogradecit. Tashmë është një maratonë e konsoliduar dhe marrin pjesë përfaqësues nga 38 shtete. Gara do të nisë me dy disiplina: 21 km dhe 11 km. Kemi një pjesëmarrje që tejkalon parashikimet tona, me rreth 600-700 vrapues të të gjitha grupmoshave. Kryesisht janë vrapues elitarë që përfaqësojnë vendet e tyre në këtë maratonë ndërkombëtare. Kjo maratonë është certifikuar nga Organizata Botërore e Maratonave.
Maratona Enkelana ka gjetur vendin e saj në qytetin e Pogradecit dhe do të ketë një staf të specializuar nga Shoqata Maratona Albania që do të kujdeset për të gjitha detajet teknike dhe organizative. Në këto orë të fundit, po plotësojmë vrapuesit me të gjithë elementët e nevojshëm të garës. Qyteti do të ndalojë përkohësisht nga automjetet, por më pas do t’u rikthehet qytetarëve. Ju kërkojmë falje të gjithë drejtuesve të automjeteve. Kemi gjetur mirëkuptimin e qytetarëve që mbështesin këtë maratonë në masë të gjerë.
Maratona Enkelana startoi sot me Maratonën e Bebeve, e cila është në edicionin e saj të dytë.