8 C
Pogradec
7.7 C
Korçë
7 C
Bilisht
7.4 C
Ersekë
6.4 C
Maliq
8.3 C
Liqenas
Thursday, November 14, 2024

Genti Çela: Qyteti ynë është kapur nga njerëz me lidhje nepotike dhe korruptive…

- Advertisement -

BASHKIA E POGRADECIT prej vitesh është objekt denoncimesh në portalet më të ndjekura në vend. Denoncime të cilat opozita i artikulon prej vitesh dhe do të vazhdojë ta bëjë.

Por fatkeqsisht sot, qyteti ynë është kapur keqas nga një grusht njerëzit me lidhje nepotike dhe korruptive, një klan dallkaukësh që kanë zaptuar çdo aset duke e ndarë mes njeri-tjetrit.
JOQ Albania kishte publikuar sot edhe skandalin e përvetësimit të një burimi ujor, për interesa të individëve pranë kryetarit të bashkisë.

Pogradeci edhe sipas raportit të fundit të UNESCO-s, rrezikon të dalë nga ky organizëm për shkak të kësaj grykësie, paaftësie dhe mungesës totale të dhembshurisë dhe dashurisë për një prej qyteteve më të bukur në Shqipëri.

Ne do të vazhdojmë të denoncojmë por koha ka treguar se vetëm opozita politike nuk ka mjaftuar.
Koha është që pogradecarët, intelektualët, qytetarët e shumtë që duan Pogradecin të reagojnë. Mjaft me konformizëm provincial. Qyteti ka nevojë të shpëtojë nga ky grup pykash që janë mësuar vetëm të vjedhin.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit