Gara e bebave mbrëmjen e sotme në maratonë duket se ka sjellë pakënaqësi dhe kundërshtime. Dukshëm, ky event kishte një organizim të dobët dhe aspak të koordinuar nga ana e subjektit që e menaxhonte. Këtë vit, koncepti ishte që një kompani marketingu të bëjë menaxhimin e këtij eventi, i cili rezultoi i dështuar dhe nxiti pakënaqësi te prindërit e foshnjave.
Vitin e kaluar, kur vetë Bashkia kreu koordinimin e Maratonës së Bebave, nuk pati kundërshtime apo replika, por ndryshe nga vjet, stafi i kompanisë së marketingut që e menaxhoi këtë vit nuk kishte eksperiencë në evente të tilla.
Në redaksinë e Pogradecipress.al ka mbërritur ky reagim nga një prind, i cili shkruan:
“Përshëndetje, u zhvillua sot maratona e bebeve dhe në ndarjen e çmimeve u bë një ngatërresë. U harrua ndarja e 3 çmimeve të para për kategorinë e të rriturve. Si fillim, spo i futem arsyes pse u bë kjo gjë, por thjesht dua të jeni të drejtë me fëmijët e pafajshëm që u përgatitën për të hipur në podiumet e çmimeve dhe nuk arritën.
Çmimi i parë: nr. 8
Çmimi i dytë: nr. 6
Çmimi i tretë: nr. 11
Mund të hapni videot dhe të vërtetoni këtë gjë.
Pres nesër që të korrigjohet ky gabim për të vërtetuar që pranojmë gabimet dhe i korrigjojmë.
Ju lutem bëni nesër ndarjen e çmimeve për këtë kategori.
Faleminderit për mirëkuptimin.”