19.7 C
Pogradec
19.6 C
Korçë
19.6 C
Bilisht
18.8 C
Ersekë
18.5 C
Maliq
20.5 C
Liqenas
Saturday, July 12, 2025

Fermerët e Maliqit u gjobiten me nga 1 mln lekë pas protestës, nënkryetari i biznesit të vogël: E pamundur të paguhet! Në negociata për ta zeruar

- Advertisement -

Fermerët e Maliqit dolën në protestë më 22 korrik bashkë me mjetet e tyre për të kërkuar ndërhyrjen e qeverisë pasi rrezikojnë të falimentojnë.

Me arsyetimin se fermerët bllokuan rrugën me zetora, ata u gjobitën nga policia me 1 milionë lekë të vjetra.

Por, a ka mundësi një fermerë të paguajë një gjobë me vlerën prej 1 milionë lekësh, në një kohë kur është duke falimentuar?

Për Bujar Muço, nënkryetarin e Shoqatës së Biznesit të Vogël, në një lidhje skype nga Korça, në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, kjo shumë është e pamundur që të paguhet nga rreth 70 fermerët që janë gjobitur pas protestës.

Sipas tij, po negociohet për të bërë të mundur zerimin gjobës që i është vendosur fermerëve.

“Policia është sjell në mënyrë arrogante dhe të dhunshme nuk na u lejua as në rrugën dytësore që të protestonim. Dhe janë gjobitur 70 fermerë me 1 mln lekë që është e pamundur që të përballohet. Ne jemi në negociata që gjoba të zërohet sepse është e pamundur që të paguhet dhe do krijohet një irritim i madh tek fermerët. Ne po shohim që fermerët pjesa me madhe po ikën, nuk duhet ta vrasim bujqësinë dhe blegtorinë”, tha ai.

Muço bëri me dije edhe disa nga kërkesat që kanë fermerët.

“Ne kërkuam që qeveria duhet të ndërhyj tek produktet e importit, sepse po bëhet një konkurrencë e pandershme. Duhet të bëhen disa kontrolle, sepse mallrat që hyjnë nga jashtë kalojnë pa doganë me lehtësi të madhe dhe vijnë dhe na konkurrojnë ne, po edhe konsumatori se di se çfarë konsumon. Kemi edhe një problem që konsumatori çmimet e produkte bujqësore dhe blegtorale po i merr me çmime më të larta se vendet e rajonit”, tha ai. 

Burimi: Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit