8.4 C
Pogradec
9.2 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
7.6 C
Ersekë
8.8 C
Maliq
8.9 C
Liqenas
Friday, January 16, 2026

Tushemishti perla e Pogradecit, në fokusin e turistëve

- Advertisement -

Fshati turistik i Tushemishtit në Pogradec këtë fundjavë ka qënë në fokusin e turistëve vendas dhe të huaj. Kulinaria, tradita, prodhimet tradicionale bëjnë që ky vendbanim të jetë më i preferuar për turistët. Vizitorët në këtë fshat kanë mundësi të bëjnë foto edhe me monumentin e Violeta Manushit në rolin e “tetë ollgus”.

Të shumtë janë ata që vijnë edhe nga jugu i vendit për fshatrat turistikë të Pogradecit, pasi çmimet dhe klima janë më të favorshme.

Ka nga ata turistë që janë besnikë të Tushemishtit dhe për më shumë se 25 vjet zgjedhin të rikthehen çdo verë.

Sipas vendasve, fundjava është plotësisht e rezervuar në Tushemisht, ndërsa bujtina janë të pronuara kryesisht nga vizitorët nga Elbasani, Tirana, Lushnja, etj.

Ndryshe nga Linja ku vizitorët janë shumë të huaj, në Tushemisht vendasit janë besnikë të zonës. Ndërsa Pogradeci ndodhet në pikun e sezonit, kur numri i pushuesve është shumë i lartë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit