19.1 C
Pogradec
20 C
Korçë
19.5 C
Bilisht
19 C
Ersekë
19 C
Maliq
19.9 C
Liqenas
Monday, May 11, 2026

Pogradec: Kampionati i shahut: Rakipllari, Thëngjilli dhe Naço në tre vendet e para. Spikat pjesëmarrja e të rinjve.

- Advertisement -

Për të disatin vit radhazi është zhvilluar në Pogradec kampionati amator i shahut ku 15 pjesëmarrës të grupmoshave të ndryshme u përballën për kupën e këtij eventi në Pogradec. Tre çmimet e para nga ky kampionat u morën nga: vendi i parë Ermal Rakipllari, vendi i dytë Stefi Thëngjilli dhe vendi i tretë Stefan Naço.

Fituesi Ermal Rakipllari u shpreh se pasioni për shahun ka nisur vonë, por ky kompeticion nuk është i pari për pjesëmarrje për të. Stefi Thëngjilli, edhe pse një nga shahistët më të rinj në moshë, e ka nisur këtë pasion që në moshë të hershme. Ai tregon se do të vazhdojë të marrë pjesë në kompeticione të tilla të tjera.

Më i vogli në kampionatin e shahut ishte 13-vjeçari Kleo Ismaili, i cili zuri vendin e katërt. Ai tha se sporti i shahut ka filluar të përhapet dhe nëpër shkolla, ndërsa bashkëmoshatarët e tij kanë filluar ta pëlqejnë më tepër. Kampionati i shahut është një event që tashmë ka hyrë në kalendarin e përgjithshëm për aktivitete në Pogradec, ndërsa pjesëmarrja e moshave të ndryshme për nënkryetaren e bashkisë Entela Gusho, tregon se ky sport po rikthehet dukshëm në qytetin që dikur e ka pasur për traditë.

Sporti i shahut ka qenë dikur një ndër traditat e qytetit juglindor, por që me kalimin e viteve ky sport është zbehur. Së fundmi, ka një iniciativë konkrete për rikthim./Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit