Dita e sotme shënoi hapjen e ekspozitës “Maliqi Rrëfen Trashëgiminë Kulturore”, e cila synon të vërë në dukje disa nga sitet arkeologjike më të rëndësishme në zonën e Maliqit. Kjo ekspozitë 3-ditore ka për qëllim të theksojë vendbanimet prehistorike dhe rëndësinë e zonave prehistorike të rajonit.
Ekspozita është rezultat i një bashkëpunimi mes Qendrës Tamara, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Maliq. Së bashku me këtë ekspozitë, është prezantuar edhe një website për promovimin e të gjitha zonave të vizitueshme në Maliq, duke lehtësuar kështu qasjen e turistëve dhe të interesuarve në trashëgiminë kulturore të zonës.
Ekspozita do të jetë e hapur për tre ditë me radhë, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për turistët dhe të interesuarit të zbulojnë dhe të shijojnë pasurinë kulturore të kësaj zone.

