9.1 C
Pogradec
9.7 C
Korçë
8.4 C
Bilisht
9.4 C
Ersekë
8.9 C
Maliq
9.3 C
Liqenas
Sunday, March 15, 2026

Korçë/ Zjarret e verës “ngrenë në këmbë” institucionet. Thirrje për kujdes të shtuar…

- Advertisement -

Shkruan Prefekti Neril Jole/ Teksa kemi hyrë në pikun e sezonit veror dhe me qëllim marrjen e masave për parandalimin dhe përballimin e situatave të pritshme të zjarreve, me porosi të Ministrit të Brendshëm z. Taulant Balla, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Ministrinë e Brendshme z. Arben Cara, zhvilluam një takim me të gjitha strukturat në nivel qarku.

Në takim morën pjesë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut z. Gjovalin Loka, Shefat e Komisariateve, drejtues të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, drejtues të stacioneve të M.Z.Sh-ve dhe përgjegjësit e sektorëve të emergjencave civile dhe pyjeve pranë bashkive, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, etj.

Takimi kishte fokus rritjen e bashkëpunimit midis strukturave në nivel qarku për përballimin e situatave të zjarreve, forcimin e masave parandaluese, rritjen dhe forcimin e kapaciteteve reaguese, gatishmërisë së punonjësve, mjeteve dhe pajisjeve të ndërhyrjes zjarrfikëse, etj.

Zjarrëvëniet rrezikojnë jetën dhe pronën, ndotin ndjeshëm mjedisin dhe kërkojnë shpenzime financiare për t’i përballuar.

Mbrojtja e pyjeve dhe pasurisë është detyrë e të gjithëve!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit