13.9 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
14.1 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.4 C
Liqenas
Monday, May 12, 2025

Dita e UNESCO-s bën bashkë Pogradecarë dhe Struganë në Lin…

- Advertisement -

Pesë vjet nga përfshirja e pjesës shqiptare të liqenit të Ohrit në UNESCO është kremtuar me aktivitete të ndryshme promovuese për zonat rreth tij. Një guidë e përbashkët mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është organizuar në kuadër të 5 Korrikut në Lin. I zgjedhur jo rastësisht, gadishulli i Linit, për shkak të vizitorëve të shumtë, kryesisht gjermanë, të cilët njihen me këtë destinacion nëpërmjet promovimit që bën UNESCO, është konsideruar nga ana e drejtorit të turizmit në Bashkinë e Pogradecit, Ledjan Zeqollari, i cili foli për aktivitetin e zhvilluar ditën e sotme.

Nderim Pollozhani nga Struga tha se bashkëpunimi ndërmjet organizatave nga të dyja anët e kufirit është shumë i mirë, teksa bëri thirrje që peizazhi i Linit të mos preket nga ndërtimet. Pollozhani sheh si pengesë kufirin midis dy vendeve, i cili sipas tij vështirëson lehtësirat e guidave të përbashkëta.

Edhe pse e kishte vizituar më herët Linin, nuk kishte arritur të njihte të gjithë potencialin turistik të tij. Këtë herë, Ilmia, me profesion gazetare në Maqedoninë e Veriut, shprehet e befasuar për atë çka pa. Teksa i bëri thirrje edhe bashkëatdhetarëve të saj që ta përfshijnë Linin tek destinacionet për të vizituar.

Dita e UNESCO-s festohet për pesë vite me radhë, ku në qendër grupe vizitorësh dhe vendasish njihen më pranë me vlerat kulturore të rajonit të liqenit të Ohrit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit