17.2 C
Pogradec
17.8 C
Korçë
17.2 C
Bilisht
16.8 C
Ersekë
16.8 C
Maliq
17.9 C
Liqenas
Thursday, June 19, 2025

Kuriozitet/ Besëtytnitë për shpellën e Shën Marenës

- Advertisement -

Shpella e Shën Marenës ndodhet në afërsi të manastirit të kishës me të njëjtin emër. Përbën një shpellë karstike të formuar në gëlqerorët e kretës së sipërme.

Kjo shpellë ende nuk është eksploruar. Ajo është 180 m e gjatë dhe përbëhet nga disa ngushtime dhe zgjerime, të mbushura me mikroforma të relievit karstik. Sipas legjendës, në këtë shpellë ndodhet shenjtorja çudibërëse Shën Marenë, që ndihmon besimtarët.

Gurët e kësaj shpelle sjellin mbarësi nëse mbahen në shtëpi. Ndaj historikisht banorët e kësaj treve kanë mbajtur në ambiente familjare gurë të marrë në këtë vend. Sipas banorëve gurët sjellin fat dhe begati dhe i mbrojnë nga sëmundje të ndryshme. Ata besojnë se e gjithë shpella është e bekuar.

Dita e Shën Marenës, ndonëse bie më 17 korrik (sipas kalendarit të ri), festohet më shumë më 30 korrik (sipas kalendarit të vjetër), sipas një tradite të krijuar prej vitesh. Në këtë festë marrin pjesë e vijnë jo vetëm besimtarët e fesë së krishtere, por edhe ata të fesë myslimane; jo vetëm nga Mokra Sipër e rrethi i Pogradecit, por edhe nga krahina të tjera si Korça e, sidomos, nga fshatrat e Librazhdit e madje të Elbasanit.

Ka vlera shkencore (gjeomorfologjike e gjeologjike), didaktike, kulturore e turistike. Mund të vizitohen sipas intinerarit Pogradec – Llëngë – Shën Marenë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit