7.2 C
Pogradec
7.1 C
Korçë
6 C
Bilisht
6 C
Ersekë
6.1 C
Maliq
7.2 C
Liqenas
Monday, March 24, 2025

Myftiu i Korçës Ledian Cikalleshi uron Kurban Bajramin. “Kush i ka mundesite ekonomike le te beje kurban…”

- Advertisement -

MESAZHI I MYFTIUT TË KORÇËS H. LEDIAN CIKALLESHI

ME RASTIN E FESTËS SË KURBAN BAJRAMIT 2024 / 1445

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuar besimtarë myslimanë të Qarkut të Korçës, motra dhe vëllezër!

Më lejoni që në këte prag feste të Kurban Bajramit t’ju përcjell urimet më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë kjo feste në familjet tuaja.

Kurban Bajrami eshte nje nga dy festat e medha qe bashkon zemrat e myslimaneve ne mbare boten. Ajo na sjell ndermend sakrificen e Ibrahimit a.s. dhe nenshtrimin e Ismailit a.s. ndaj Zotit të botëve si dhe raportin e duhur prind-fëmijë.

Të bëhemi falënderues për të gjitha mirësitë dhe begatitë qe i kemi dhuratë nga Zoti ynë, dhe të tregohemi bujarë duke u solidarizuar me njerëzit në nevojë.

Kush i ka mundesite ekonomike le te beje kurban nje dele si shenje mirenjohje ndaj Zotit, te ushqeheje familjen e tij dhe tu shperndaje edhe te tjereve, ashtu si eshte edhe porosia e Profetit Muhamed (s.a.v).

Motra dhe vëllezër!

Diten e shtunë, dt. 15 qërshor 2024, eshte dita e Arafatit kur haxhijte ne Mekke mblidhen ne zonen e Arafatit per tu lutur. Besimtaret e tjere mund te agjerojne kete dite dhe Profeti a.s. na lajmeron se shpeblimi i agjerimit te kesaj dite eshte se falen gjynahet e nje viti me pare dhe vitit te ardhshem.

Festa e Kurban Bajramit eshte diten e dielë, dt. 16 qërshor 2024. Ceremonia e faljes se Namazit te Kurban Bajramit për qytetin e Korces do të zhvillohet para oborrit të xhamisë së vjetër “Iljas Bej Mirahori”, ndërsa në zonat e tjera në xhamitë përkatëse.

Janë të mirëpritur të gjithë besimtarët, burra dhe gra, fëmije e të moshuar, të marin pjesë në ceremoninë e faljes së Bajramit, e cila fillon në orën 06.00 me ligjerata dhe kulmon me faljen e namazit të bajramit në orën 06.30.

Ceremonia e pritjes dhe urimeve do të zhvillohet në ambjentet e Myftinisë Korçë mes orës 10.00 – 12.00.

I lutem Zotit të Madhëruar që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve, më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit.

Edhe një here ju uroj të gjithëve Gëzuar dhe Përshumevjet Kurban Bajramin!

Korçë, më 15.06.2024

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit