Një rekord Guinness është vendosur sot nga shqiptari i Kosovës, Agim Agushi, në qytetin e Pogradecit. Plot 26 fanela janë zhveshur ndërkohë që rekordmeni zhonglonte topin me kokë. Agim Agushi me këtë demonstrim ka thyer rekordin e tij të mëparshëm ku më herët kishte veshur 25 bluza.
Ai tregon arsyen pse ka zgjedhur Pogradecin për të thyer këtë rekord, duke theksuar se do që emri i këtij qyteti të mbetet në librin Guinness. Agim Agushi thotë se ka objektiv përsëri të thyejë rekordin botëror në një tjetër qytet. Ndërsa tha se mosha është i vetmi kufizim për të vazhduar në çdo qytet.