A e dini se Bashkia Pogradec ka shpenzuar nga taksat tona 700 000 euro për të ndricuar rrugët e qytetit dhe fshatrave me drita Led?
Ky projekt jo vetëm që premtonte ndricim absolut të territorit të bashkisë por do kursente edhe paratë tona për shkak të konsumit të ulët.
Nga verifikimet që kam bërë në terren më rezulton se ky projekt jo vetem nuk është aplikuar sipas kontratës, por në shumë fshatra nuk ka fare ndriçim, ndriçimi led jo e jo!
Në shumë zona të qytetit ndriçimi nuk është zëvendësuar të cilat do ti tregoj në një tjetër video.