Në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë u zhvillua Konferenca e XI-të Shkencore “Sfidat shkencore për zhvillim të qëndrueshëm”
(Scientific Challenges for Sustainable Development)
Sot (31.05.2024) u zhvillua Konferenca e njëmbëdhjetë shkencore “Sfidat shkencore për zhvillim të qëndrueshëm” (Scientific Challenges for Sustainable Development) e cila mbahet në bashkëpunim ndërinstitucional me Kolegjin Universitar Biznesi- Tiranë dhe në partneritet me Universitetin e Teknologjisë së Lodz-it- Poloni dhe Fondin për inovacion dhe zhvillim teknologjik në R.e Maqedonisë së Veriut.
Panelist të kësaj Konference ishin Rektori i UNS Prof.Dr.Sejfulla Osmani, Rektori i Kolegjin Universitar Biznesi- Tiranë Prof.Dr.Ylber Bezo, Ministri i Arsimit dhe Shkencës i R.së Maqedonisë së Veriut Doc.Dr.Jeton Shaqiri, Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik të R.së Maqedonisë së Veriut-Prof.Dr.Festim Halili, Prof.Dr. Luçiano Boçi dhe Prof.Dr.Shpëtim Cami.
Në hapjen e kësaj konference morën pjesë dhe të ftuar të tjerë si Dekanë, Profesorë Universitar, përfaqësues të pushtetit qëndror dhe lokal, si dhe studentë të UNS-së.
Panelistët e pranishëm mbajtën fjalim rasti, ndërkohë më tutje vijuan prezentimet e punimeve shkencore në panelet përkatëse.
Të gjithë pjesëmarrësit pas prezantimit të punimeve shkencore u vlerësuan me çertifikata.