Maliq/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në bllokun nr. 1, Maliq, shtetasi L. Y., 46 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, duke punuar për rregullimin e çatisë së magazinës në pronësi të shtetasit B. M., ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spitalin e Korçës.
Në ambientet e Komisariatit ndodhet pronari i magazinës B. M. dhe shtetasi I. Sh., për veprime të mëtejshme.
Sipas policisë viktima Leonard Ymeri ka qënë duke punuar në çatinë e magazinës të një shtetasi tjetër ku ra në kontakt me energjinë elektrike.
Do të kqyret vendi dhe gjithashtu policia do të marrë dëshminë e pronarit të magazinës ku ishte punësuar Ymeri.
Pronari i magazines sipas informacioneve te fundit ndodhet i shoqeruar prane Komisariatit sw Maliqit ku po jep deklarimin per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

