6.5 C
Pogradec
9.4 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
7.7 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
6.9 C
Liqenas
Tuesday, February 18, 2025

Ndërron jetë liriku korçar Skënder Rusi. Nesër organizohen homazhe në nder të tij…

- Advertisement -

Ditën e sotme Liriku Korçar dhe një prej penave më të shquara të letërsisë Shqiptare Skënder Rusi, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij Eris Rusi, i cili ka ndarë një postim në facebook.

Eris Rusi shkruan: Sot ne mengjes mora pak kohe te takoja babain tim, poetin Skender Rusi. Qeshem pak bashke, e pastaj ika me nxitim, sic eshte jeta, iluzioni jone. Nuk e perqafova, do kthehesha ne dreke perseri.

Tani babai im ka mbyllur syte, e puth e ia ledhatoj floket, aq i qete e mire duket. Por ne mendje, me fshikullojne vargjet e tij, qe i kishte per vete, i kishte per mua, i kishte per cdo lexues

TIM ETI, DY FJALË

Ku do të shkosh kështu,

 me këtë kostum të ri?!

Me këto këpucë të reja

 ku do të ecësh!?

Atje lart në qiell,

 me kë ke lënë takim,

Dhe ne s’na ke thënë

 e vazhdon të heshtësh!

Çdonjërin nga ne qielli lart e pret,

Këtë e kemi ditur që në lindje!

Ato këpucë veç një herë vishen,

Veç këtë çast kur je nisur për ikje!

Te dua bab’!

Per te gjithe ju familjare dhe miq qe doni te respektoni emrin e poetit Skender Rusi , pritja behet prane Shtepise Funerale Dea 2002 prane varrezave te qytetit qe sot nga ora 18.00. Homazhet per poetin behen neser tek teatri Andon Zako Cajupi ora 12.00.

Percjellja per ne banesen e fundit, behet neser dt.1 qershor ora 14.00.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit