22.5 C
Pogradec
23.4 C
Korçë
22.7 C
Bilisht
23.7 C
Ersekë
22.6 C
Maliq
23.2 C
Liqenas
Wednesday, May 27, 2026

Jole mbledh Komitetin e Turizmit. Presim rekord turistësh këtë vit…

- Advertisement -

Shkruan Nertil Jole: Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit u mblodh sot në Lin të Pogradecit.

Rajoni ynë përbën një pjesë mjaft të rëndësishme të destinacioneve turistike në vend. Korça është tashmë e vizituar në çdo stinë, Pogradeci është i lidhur më së shumti me turizmin veror, ndërkohë që interesi i vizitorëve po orientohet edhe drejt natyrës e klimës malore të Kolonjës, Maliqit, Pustecit, por edhe Devollit.

Viti 2023, ka qënë qenë vit shumë i suksesshëm për sektorin e turizmit në të gjithë Shqipërinë por edhe në qarkun Korçë. Statistikat dhe numri i turistëve e tregojnë këtë fare qartë. Ndërkohë që të dhënat për vitin 2023 dhe 2024 tregojnë se në 4 muajt e parë të vitit 2024, krahasuar me 4 muajt e parë të vitit 2023, nga të dhënat e pikave të kalimit kufitar ka mesatarisht 60% më shumë vizitorë vendas e të huaj.

Gjatë takimit u bë një vlerësim për bashkëpunimin institucional, u diskutuan detyrat që dalin për këtë sezon turistik.

Në fjalën time kërkova nga përfaqësuesit institucionalë zbatimin e detyrave në Urdhërin e Kryeministrit për ngritjen e Task-Forcës Ndërinstitucionale të Sezonit Turistik Veror 2024, si dhe më shumë punë për promovimin e destinacioneve turistike, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike.

Sezoni turistik sapo ka filluar dhe rajoni ynë duhet të jetë mikpritës për shumë vizitorë e turistë nga vendi dhe gjithë bota.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit