Korçaret e rrjetës e kanë mbyllur sezonin e tyre me mjaft suksese, duke marrë pesë kupa, ndërsa qershia mbi tortë ishte fitimi i titullit të kampionit. Duket se në këtë sezon të ri, korçaret do të jenë edhe më ndryshe, kjo e konfirmuar nga zv/trajneri Olsi Haxhillari, i cili ka deklaruar:
“Përgatitjet për ekipin e sezonit të ri kanë filluar. Ne jemi në bisedime me disa lojtare, por emrat do të bëhen me dije në momentin që do të hidhet edhe firma mbi kontratë. Është e vërtetë që do të ketë disa largime, por ju siguroj se afrimet do të jenë edhe më cilësore. Ju siguroj se do të shikoni një ekip më cilesor dhe me më shumë nivel.”
Nga sa është mësuar mbi 60% do të jetë ekipi i sezonit të kaluar, por disa volejbolliste të huaja nuk do të jenë më në këtë ekip, ashtu si edhe Gjata që ka nënshkruar me një ekip jashtë vendit.
Burimi: Korça Boom