Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit u mblodh sot në fshatin turistik të Linit në Pogradec nën drejtimin e prefektit të qarkut të Korçës Nertil Jole me pjesmarrje e institucioneve të linjës dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor. Gjatë takimit u bë një vlerësim për bashkëpunimin institucional dhe u diskutuan detyrat dhe objektivat për këtë sezon turistik.
Një ndër çështjet e ngritura dhe shqetësim nga Kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhakolli, ka qënë dhe puna e IKMT-së. Sipas tij ky institucion po bën raprezalje tek subjektet turistike dhe po vendos gjoba masive deri në 50 milion lekë. Xhakolli ka kërkuar që IKMT të jetë e kujdesshme dhe të mos i “mbysi” operatorët turistik në prag të çeljes së sezonit.