Nga Lorena Kodra për News 24/ Rritja e temperaturave shton ndjeshëm numrin e turistëve në Pogradec…
Kjo fundjavë për shkak edhe të rritjes së ndjeshme të temperaturave ka rritur ndjeshëm fluksin e turistëve në qytetin liqenor të Pogradecit. Duke qënë se kjo zonë ka mundësi të pafundme për clodhje në natyrë dhe argëtim është vendi i duhur për turistët nga të gjitha moshat si per ata qe e vizitojne per nje dite ashtu edhe per ata qe preferojne te qendrojne me gjate. Turistët thonë se klima e mirë,natyra,gatimet por edhe çmimet e arsyeshme i bëjnë ata vizitorë besnikë të këtij qyteti.
Përveç liqenit, Pogradeci ka edhe shumë bukuri të tjera natyrore, monumente të rëndësishme kulturore e historike që tërheqin vizitorët. Nga Peqini,Fieri,Durrsi dhe qytete të tjera të Shqipërisë ishin vizitorët që kanë shijuar këtë fundjavë për tu rikëthyer gjatë pushimeve të verës.
Pogradeci tashmë është shndërruar në një destinacion të rëndësishëm turistik, ku krahas investimeve në infrastrukturë përparësi po marrin investimet në bujtina hoteleri apo edhe biznese turistike për tju përgjigjur kërkesës gjithnjë e në rritje të fluksit të turistëve .
Sipas zyrës së informacionit pranë bashkisë Pogradec në qytet operojnë 43 bar restorante,39 Hotele përfshirë 848 dhoma dhe 1.662 shtreter. Gjithashtu në dispozicion të turistëve ka edhe 94 njesi akomoduese qe operojne me booking.