Vetëm 14 km larg qytetit të Përmetit ndodhen burimet termale të Bënjës një fenomen i rrallë natyror me veti të larta kuruese dhe që kombinohen aq bukur me natyrën.
Llixhat e Bënjës kanë një histori të largët dhe janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Përmetit.
Ujërat e ngrohta të Llixhave janë një burim i çmuar i relaksimit dhe shëndetit,temperatura e tyre shkon nga 26 deri 32 gradë celcius.
Sipas studiuesve, këto burime janë të veçanta, jo vetëm se janë ujëra të nxehta, por ato kanë në përmbajtje substanca minerale të tretura me veti të mëdha terapeutike.
Në këtë vend dalin gjithsej 6 burime,shumica të rijetëzuara në vaska guri ndërsa dy prej të tyre zenë sipërfaqen më të madhe dhe ndodhen te këmbët e Urës së Katiut.
Llixhat e Bënjës janë nje nga destinacionet e preferuara për turistët vendas por edhe të huaj që përvec kureshtjes te nje destinacioni turistik shkojn aty edhe për të trajtuar disa lloje sëmundjesh.
Në periudhën e verës fluksi i turistëve është shumë i lartë por edhe gjatë periudhës së dimrit kur temperaturat zbrsin nën 0 gradë llixhat nuk mbeten kurrsesi pa turiste. Përveç përfitimeve që marrin nga këto ujra ata kalojnë aty edhe momente të paharrueshme mes natyres dhe peisazhit fantastik.
Momente që i memorizojnë në aparatet e tyre fotografikë.
Nga Lorena Kodra