6.4 C
Pogradec
6.6 C
Korçë
6.6 C
Bilisht
4.5 C
Ersekë
5.3 C
Maliq
7.5 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Leskoviku ngjall interesin e të huajve, dje u çel u sezoni turistik në këtë zonë…

- Advertisement -

Krahina e Leskovikut është nga krahinat më të njohura të juglindjes së vendit, për trashëgiminë kulturore, për vreshtarine, Lixhat e Sarandoporit, Kishën e Cerskës, Postenanin e shumë atraksione të tjera duke e bërë Leskovikun të kërkuar nga turistët vendas e të huaj.

Ilirjan Mezini është njeri nga operatorët turistik në Shelegur të Leskovikut. Së bashku me një pjesë të familjes së tij shumë vite ka punuar në Greqi e me te ardhurat e siguruara nga emigracioni ka ndërtuar një resort turistik.

Gjatë dy viteve të fundit sipas Mezinit, turistët vendas e të huaj në këto anë kanë qënë të shumtë.

Turistët e huaj nga vende të ndryshme të Europës, vijnë nga e hëna në të enjte ndërsa në fundjavë ka më tepër turistë vendas

Një çift bashkëshortësh me fëmijët e tyre kanë ardhur nga Zvicra të cilët thonë se u pëlqen natyra e kësaj zone dhe mikpritja e banorëve


“Është hera e parë jona në Shqipëri, kemi parë pak gjëra deri tani por duket një natyre fantastike dhe njerëzit janë shumë mikpritës”
“Unë vërtet e dua natyrën këtu kam parë shumë lopë rrugës, njerëzit janë kaq mikpritës, na kanë ndihmuar shumë, ndihemi shumë rehat këtu”

Nardi Konica dhe familja e tij janë banorë të vjetër të Leskovikut. Turistët sipas tij e vizitojnë krahinën per gjithçka ajo ofron

Leskoviku përsa i perket orientimit turistik është vetrregulluar por bashkia e Kolonjës ka ndërmarrë masa dhe investuar në sajtet turistike për ti ardhur në ndihmë vizitorëve, thotë kryetari i bashkisë Kolonjë Erion Isai.

Vitin e kaluar gjatë sezonit turistik Leskovikun dhe fshatrat turistike janë vizituar nga me shume se 15 mijë turistë. Mbrëmjen e djeshme është çelur sezoni turistik në Leskovik, sezon ky që pritet të ketë shifra më të mëdha se ai i vitit të kaluar

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit