Është çelur në muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë një ekspozitë e veçantë me 13 ikona të ekspozuara për herë të parë me një fokus të imazhit të Johan Pagëzorit. Ekspozimi i veprave është realizuar në kuadër të 18 majit Ditës Ndërkombëtare të Muzeve. Disa prej tyre mbajnë autorë anonimë, ndërsa të tjerat janë realizuar nga Mësues Kostandini, Kostandin Jeremonaku dhe Vangjel Zengo. Ikonat janë realizuar në periudha të ndryshme.
I pranishëm në çeljen e ekspozitës ka qenë edhe mitropoliti i Korçës, zoti Johan, i cili tha se Johan Pagzori është një ndër figurat më të rëndësishme të krishtërizmit, i njohur ndryshe si pararendësi.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 31 qershor dhe mund të vizitohet nga të gjithë turistët. Ndërsa 13 ikonat e restauruara dhe ekspozuara tashmë do të jenë pjesë e fondit të këtij muzeu.