-Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. Ç., 44 vjeç dhe I. M., 41 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në lagjen nr. 10, iu gjetën këtyre shtetasve nga një celular që dyshohet se i përdornin për vënien e basteve sportive. Dy celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.