3.5 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
3 C
Bilisht
1.1 C
Ersekë
1.5 C
Maliq
4.4 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Haki Çako: Duhet riparë numri i zjarrëfikësve në Bashkitë e Qarkut Korçë, po diskutojmë ndryshimet për…

- Advertisement -

Haki Çako, pas një takimi me strukturat e Qarkut të Korçës për përgatitjen e emergjencave civile në sezonin e verës, deklaroi:

“Siç e ndoqëm sapo përmbyllëm takimin e komisionit të mbrojtjes civile në qarkun e Korçës, që kryesohet nga prefekti i Qarkut, dua të gjej rastin për të falënderuar prefektin, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e institucioneve të Korçës për seriozitetin me të cilin ata kanë vlerësuar dhe ndjekur të gjitha situatat e emergjencës në Qarkun e Korçës. Është një qark që funksionon shumë mirë në mekanizmin e vet, në menaxhimin dhe koordinimin e të gjitha situatave të emergjencës. U diskutua për çështje specifike, ndër to ishte dhe çështja e numrit të zjarrfikësve në bazë të Bashkive, i cili, sipas kryetarit të Bashkisë së Maliqit, është një numër i caktuar standard. Duhet të diskutojmë dhe të raportojmë në drejtorinë e përgjithshme të mbrojtjes nga zjarret, pranë Ministrisë së Brendshme, me të cilën ne jemi në koordinim të përhershëm, pasi është një standard që duhet të vlerësohet, për shkak se bashkitë e ndryshme kanë kapacitete të ndryshme, por edhe rritje të ndryshme. Dhe bazuar në rritjen e zjarreve, do të duhet të angazhohemi dhe kapacitetet e burimeve njerëzore.

Në lidhje me fondin e kushtëzuar, ose ndryshe fondin e emergjencave, i cili alokohet nga fondi i përgjithshëm i emergjencave nga Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, është një formulë që buron nga ligji për Buxhetin, e caktuar mbi bazën e buxhetit që zotëron çdo bashki në përqindje.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit