7.4 C
Pogradec
7.1 C
Korçë
6.3 C
Bilisht
5.9 C
Ersekë
6.2 C
Maliq
7.4 C
Liqenas
Monday, March 24, 2025

Pogradec/ Motofest sjell super atmosferë, 9 kamiona me ndihma i dhurohen qytetit… (FOTO)

- Advertisement -

9 kamiona me ndihma, duke përfshirë pajisjet për qendrat shëndetësore, shkollat dhe personat me aftësi të kufizuara, të ardhura nga Gjermania, u dhuruan nëpërmjet një bashkëpunimi mes Shoqatës së Motorristëve të Gjermanisë dhe Shoqatës së Motorristëve të Pogradecit.

Përpos donacionit, për herë të dytë në Pogradec u organizua dhe Motofest, që vjen si rezultat i aktiviteteve të këtyre organizatave. Eventi arriti të mblidhte qindra motorristë, të cilët dhuruan një shfaqje të mrekullueshme në qytet

Për organizatorin Dritan Hoxha, Motofesti është një kryqëzim mes humanizmit dhe festës për të nxitur nivelin e turizmit. Ai shprehet se mbetet parësore që të kontribuohet për komunitetin Pogradecar me ndihma të ndryshme, prandaj është prioritet humanizmi, ndërkaq Motofest është një tjetër mënyrë për të thithur sa më shumë turistë.

Gjatë aktiviteteve, ishte i pranishëm edhe Ambasadori Gjerman, i cili tha se Pogradeci është qyteti i vetmi në Shqipëri që është binjakëzuar me një qytet gjerman, ai shtoi se edhe shoqëria civile ndërmjet këtyre vendeve ka bashkëpunim të mirë.

Motofesti zhvillohet për herë të dytë radhazi në Pogradec, ku vitin e kaluar u dhuruan 12 kamionë me ndihma dhe u realizua një shfaqje e madhe me pjesëmarrjen e motorristëve nga disa vende të botës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit