Këtë fundjavë është zhvilluar “Kupa e Shqipërisë Korçë 2024” për çiklizëm, organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe me mbështetje të bashkisë Korçë.
Në të dyja disiplinat morën pjesë rreth 40 çiklistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut aktivitete qe sipas Presidentit te Federatës së Çiklizmit nxisin rininë të merret me aktivitet sportive por që padyshim organizimi i garave të tilla është shumë i vështirë për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm
Fituesit e dy etapave të Kupës së Shqipërisë në çiklizëm për kategorinë elitë me intererar Qukës-Korçë dhe Korçë-Bilisht-Goricë e madhe u shpallën Olsion Veliaj i Tiranës dhe Mateo Balaj i Vllaznisë.
“Kupa e Shqipërisë Korçë 2023” për çiklizëm zhvillohet 2 dite mr radhë në juglindje të vendit.
Për mbarevajtjen e saj u angazhua edhe policia e qarkut të Korcës e cila mori masa me qëllim rritjen e parametrave tësigurisë rrugore dhe sigurimin e trafikut të lirë dhe pa rreziqe për garuesit.