At Viktor Konomi është prift, marangoz, por luan dhe në kitare. Një personazh karizmatik që prej 3 dekadash shërben në Ziçisht të Devollit si dhe ka ndërtuar ikonostasin e kishës.
Pas rrëzimit të sistemit komunist, At Viktor Konomi eci në gjurmët e të parëve të tij, duke u bërë prift i Ziçishtit në Devoll, pas gjyshit e babait. Përveç lidhjes së ngushtë familjare me fenë, ai tregon se e pa dosomsdoshmëri për t’u shërbyer njerëzve dhe për të mbajtur gjallë kultet fetare. Nxitur nga kjo, At Konomi u diplomua për Teologji në akademinë e Durrësit.
“Kemi 30 vjet që shërbejmë këtu në fshatin Ziçisht, por edhe në shumë fshatra të tjerë. Kur erdhi demokracia u ndje nevoja për të mirëmbajtur kishat, për tu kujdesur për to. Pra për tu bërë priftërinj”, shprehet at Viktor Konomi.
Me një kontribut të jashtëzakonshëm në kishat ortodoske të Devollit të sipër, At Biktori shprehet i keqardhur se të rinjtë nuk janë të përfshirë aq sa duhet me fenë, duke iu trembur trashëgimisë së misionit të tij.
“Është shumë e vështirë që të trashëgohet kjo tek brezat e rinjtë. Janë larguar njerëzia, i kam fëmjët jashtë. Disa nipëra më të vonshëm , ndoshta kujtohen”, thotë Konomi.
Por përveç të qenit kler, At Viktor Konomi tregon se një pjesë të madhe të ikonostasit të kishës së Ziçishtit, përfshirë dhe fronin e dhespotit e ka punuar vetë, pasi në profesion është marangoz. Diçka e rrallë kjo për një klerik, i cili shërben në një vend ku pothuaj e ka ndërtuar vetë. Puna për të rregulluar kishën i ka kushtuar 30 vite kohë.
“Anastasi, ku vendosen ikonat. Froni dhe dhespotit të metropolitit të Korçës”, shton ai.
Kitara dhe muzika janë një tjetër pjesë e pandashme e At Viktor Konomit. Ai shton se banorët e Ziçishtit e pëlqejnë këtë fakt, ndërsa shpesh herë ka marrë komente dhe nga të huajt. At Konomi është shumë viral dhe në rrjetet sociale, ku shihet vazhdimisht duke i rënë kitares dhe duke kënduam, ky element e bën të veçantë priftin ortodoks.
“Që në fëmijëri, babai i binte mandolinës edhe unë e mësova. Kur them 7 apo 8 vjet, e më pas kur u rrita, në moshën e adoleshencës vajta në Gjirokastër te estrada. Ata kënaqen akoma më shumë kur shikojnë që një prift këndon dhe i bie kitarës”, thekson Ati.
Poliedrizmi në portretin e At Viktor Konomit e bën këtë personalitet të fesë tepër të veçantë dhe të dashur për banorët e zonës së Ziçishtit. Si rrallëkush ai përçon fenë artin dhe kulturën.
Burimi: Shqiptarja.com