Një situatë aq sa skandaloze aq dhe qesharake ka ndodhur sot në faqen zyrtare të facebookut të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Bashkisë Pogradec, ku në story-n e tyre janë shpërndarë foto të promocionit të bitcoin. Ajo që konfirmon se kjo nuk është një situatë aksidentale apo hakerim i faqes, ka të bëjë me foto të vetë përfaqësuesve të kësaj ndërmarrje të Bashkisë Pogradec e cila është shpërndarë në postimet e kryera.
Siç duket ndërmarrjet e bashkisë kanë filluar të funksionojnë në skema promovimi të sipërmarrjeve me risk, ku ndërmjet është paraja. Gjithsesi kush është i interesuar për t’i hyrë fitimeve me bitcoin, për më shumë të interesohet pranë zyrave të kësaj ndërmarrje.