Këto janë pamjet nga shiu i pasdites së sotme shoqëruar me breshër në fshatrat Sotirë dhe Gërmenj të njësisë administrative Leskovik.
Nuk dihet nëse ka dëme në bujqësi, në drufrutorë apo në kultura të tjera bujqësore por do të jenë specialistët ata që do të evidentojnë në vijim nëse ky breshër ka sjellë dëme.
Drufrutorët si kumbulla apo qershia janë më të ndjeshme nga përkeqësimi i motit në këtë periudhë gjithsesi do të jenë grupet e punës ato që do të evidentojnë dëmet në terren