5.6 C
Pogradec
5 C
Korçë
3.9 C
Bilisht
4.6 C
Ersekë
4.3 C
Maliq
5.6 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Nga Eduart Bardhushi/ Farsa e Bashkisë Korçë për turizmin…

- Advertisement -

Nga: Eduart Bardhushi

Kreu i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo nëpërmjet një postimi shprehet se në Korçë, turizmi nuk njeh më sezon dhe se ka turistë nga e gjithë bota…

Ore është apo s’është në terezi kryetari, turizëm thotë, apo mos po flet ende për turizmin e disa viteve më parë ?!

Turizmi në Korçë tashmë, është vetëm në raste festash, si për Krishtlindjen, Pashkët, e ndonjë festë tjetër me popullaritet, si Festa e Birrës…pra po të bëjmë llogari, ti mbledhim të gjitha festat bashkë, kemi turizëm gati 1 muaj / 12 muaj të vitit, 11 muajt e tjerë bizneset le t’i venë syçkën diellit, ky është realiteti i hidhur, jo ajo që propagandon kryetari me turistë dhe nga Kirgistani…

Korça ka mbetur e shkretë, me politika dhe ide të shteruara nga pushteti vendor, i cili është ulur në kolltuk dhe nuk bën asnjë lëvizje për rikthimin e turizmit në qytet.

Idetë i kanë aq “të ndritura” sa harrojnë kulturën korçare dhe vendosin në qendër të qytetit për javën e Pashkës, stenda jo uniforme, por tezga “një laro një balash”, a thua se ishte tregu i rrobave të përdorura, kështu do e rikthejnë turizmin këta, më këto ide ?!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit