14.2 C
Pogradec
14.8 C
Korçë
14.1 C
Bilisht
14.9 C
Ersekë
14 C
Maliq
15.4 C
Liqenas
Saturday, November 9, 2024

Fondacioni CFN Albania, donoi disa pako me produkte për familjen Zabzuni në Pogradec. Rasti i familjes preku shumë qytetarë…

- Advertisement -

Vijojnë rastet e donacioneve për familjen Zabzuni, e cila jeton në lagjen Gani Homçani në Pogradec, pasi rasti u bë publik në media. Këtë herë ka qënë fondacioni CFN Albania i cili ka donuar disa pako me produkte për familjen me 4 anëtarë. Më hërët Kryebashkiaku Xhakolli vizitoi këtë familje dhe mori përsipër bonusin e qirasë, pagesat e barnave mjekësore për vajzën e vogël dhe punësimin e vajzës së madhe në një subjekt privat.

Gjithashtu dhe Drejtori i OSHEE Pogradec Kristi Pilinçi, së bashku me një tjetër mik të tijin u angazhuan që deri në një periudhë të pacaktuar të mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike për këtë familje. Ndërkaq dhe qytetarë të tjerë kanë kryer donacione të ndryshme për këtë familje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit