4.2 C
Pogradec
3.5 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
0.9 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Në vigjilje të Pashkës, atomosferë festive në Korçë! Çelet panairi me produkte artizanale

- Advertisement -

Burimi: Shqiptarja.com

Atmosfera festive e Pashkës ortodokse ka nisur të ndihet në qytetin e Korçës që pritet të kthehet në kryeqendër të festimeve të dielën. Tashmë një traditë e përvitshme është organizimi i panairit të pranverës ku artizanët ekspozojnë produktet e tyre me motive festive.
Tefta Hajdarhoxha nga Gjakova merr pjesë për herë të parë në këtë panair me bizhuteri të bëra me guaska e perla. Një tjetër tregtar besnik i këtij panairi është Korse Furxhi, i cili tregon se ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit pjesëmarrja e qytetarëve në panair ka qenë më e dobët ndërsa për atë si artizan kostot janë rritur me disa herë.Ndërsa Etleva tregton produktet e baltës të cilat janë karakteristike për festën dhe për zonën e Korçës. Një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike priten që të zhvillohen këto ditë në vigjilje të festës së pashkës ortodokse. Pritet që fluks të ketë edhe në doganën e Kapshticës ku shqiptarët që punojnë në Greqi vijnë të kalojnë pushimet në vendlindjen e tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit