2.9 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2.5 C
Bilisht
1.1 C
Ersekë
0.9 C
Maliq
3.8 C
Liqenas
Saturday, December 14, 2024

Pogradeci pa protestë në këtë 1 Maj, të gjithë heshtin përballë mjerimit!

- Advertisement -

Pogradeci edhe pse është një ndër qytetet me numrin më të lartë të familjeve me ndihmë ekonomike dhe numrin më të lartë të të papunëve në Qarkun e Korçës, ku dhe pagat e punonjësve janë disa herë më të ulta se në qytetet e tjera dhe në shumë raste bizneset vuajnë për punonjës, përsëri në Ditën e Puntorëve nuk ka pasur asnjë organizim sindikal apo protestë mbi situatën aktuale. Është bërë tashmë e udhës që banorët e këtij qyteti të heshtin përballë shumë problematikave të ndryshme. Nuk dihet pse edhe organizatat e ndryshme që janë në Pogradec, madje dhe që grumbullojnë shpesh fonde, nuk organizojnë asnjë marshim apo protestë. Kjo situatë kontribuon për të pasur shkelje më të mëdha në të drejtat e puntorëve.

Siç është kthyer traditë 1 Maji është kthyer në një festë, ku zhvillohet piknik apo mbushne plotë kafenetë. Sot ajo që ra në sy ishte shëtitorja e mbushur plotë me të punësuar që shfrytëzuan ditën e pushimit zyrtar. Por edhe në ditët që vijnë pas duket se hallet e Pogradecarëve nuk do të zgjidhen, pasi vetë këta të fundit kanë zgjedhur të heshtin për çdo gjë.Pogradecipress.al/Armand Braho

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit