Nga Entela Gusho: Në këtë 1 Maj, Ditën e Punëtorëve, kujtojmë dhe nderojmë nismëtarët e ngritjes së Ndërmarrjes së Përpunim Drurit Pogradec .
Në vitin 1945 me kontributin e tyre financiar ngritën Kooperativën e Artizanatit e para në Qytetin e Pogradecit .
Me kalimin e viteve u shndërrua në Ndërmarrjen e Përpunimit të Drurit e cila ishte nga më të suksesshmet në vend.
Midis tyre ishte edhe Sotiraq Basho që në vitin 1956 realizoi për herë të parë karriget e kurbuara në Shqipëri.
Me investimin e shtetit dhe drejtimin e novatorit Sotiraq Basho u ngrit Fabrika e Karrigeve, më e madhja në vend me një kapacitet prej 100 mijë karrigesh në vit, ku deri në 70% e sasisë së prodhimit shkonte për eksport.
Mirënjohje për këta punëtorë duarartë dhe të palodhur pogradecarë.
Në foto: Sotiraq(Rako) Basho , Llazi Gusho, Mitri Kaçori ,Kopi Atstefani , Fatmir Shyti…
Ju lutem, ata që njohin emrat e tjerë në foto i shkruani në koment në respekt të tyre.