Në redaksinë e Pogradecipress.al ka mbërritur në denoncim nga një banor i Mokrës, i cili tregon se në këtë zonë motorsekat po shfarrosin pyet. Ai shton se nuk po bëhet asgjë për të ndaluar këtë masakër, që sipas tij dihet nga autoritetet por me qëllim këto të fundit po heshtin. Vetëm pak ditë më parë në një tryezë qytetarë të zhvilluar në Pogradec, u denoncua fakti që drejtoria e pyjores në Bashkinë e Pogradecit, ka edhe një hërë punonjës mbi numrin fiks të organikës, por përsëri duket se këta inspektorë nuk po ndalojnë masakrën mjedisore në zonën e Mokrës.
Shoqëruar me denoncimin banori i zonës ka paraqitur edhe fotografi të shkrepura që tregojnë masivët e lëndës drusore të prerë. Ka hije dyshimi që kjo çështje mund të jetë e lidhur me kompani të personave me funksione publike apo miq të tyre. Nuk dihet pse dhe Komisariati i Pogradeci, ende nuk ka nisur një hetim në lidhje me këto raste, apo ende nuk ka ndaluar ndonjë person, pasi kamionat me lëndë drusore janë pothuaj të përditshëm që zbresin në zonat e Pogradecit e vende të tjera.