Dita e puntorve duket se ka krijuar një fluks kalimi në doganën e Qafë Thanës, ku edhe pse është punuar me sportele të plota, përsëri rradhët kanë qënë të gjata. Sistemi dhe mënyra e kalimit e aplikuar muajt e fundit duket se ka qënë tepër problematike dhe se ka krijuar shumë problematika në rradhë dhe pritje. Kalimtarët sidomos në fundjavë dhe ditë pushimi zyrtar detyrohen të presin në rradhë të gjata, gjithashtu kjo situatë tashmë rëndohet me rritjen e temperatuarave.