14.4 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
14 C
Bilisht
13.5 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Pogradec/ Braho: Tryeza “për qytetin” nevojë e hershme. Priten rezultate konkrete…

- Advertisement -

Shkruan Armand Braho: Ditën e djeshme pata kënaqësinë të isha pjesë e një tryeze qytetare, ku u diskutuan problemet e Pogradecit. Në këtë tryezë të thirrur nga këshilltari i pavarur Arber Male, u fol më tepër për zhvillimet dhe problematikat që ka kaluar qyteti ynë gjatë kësaj kohe. Personalisht diskutova për censurimin e mediave rajonale dhe zgjidhjene e ofruar mbi ngritjen e mediave alternative, si një nevojë emergjente për transparencë publike. Gjithashtu në fokusin e fjalës sime ishte ngritja e informalitetit sipas të dhënave zyrtare të kohëve të fundit. Ndërkaq roli qytetar në “Dëgjesat Publike” ka qënë pothuaj inekzistent për vendimarrjet e rëndësishme të pushtetit vendor.

Shpresoj që gjetjet nga takimi të mund të advokohen në organet e pushtetit lokal dhe më pas të merren masa për zgjidhjen e tyre. Është për t’u vlerësuar fakti që ka një lëvizje dhe depat të hapur qytetar, i cili ka nisur të jetë më prezent në Pogradec, sidomos për çështje me interes të lartë publik.

#TëmbrojmëPogradecin

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit