Shkruan Arber Male: Sot bashkë me bashkëqytetarë dhe miq të ftuar organizuam një tryezë diskutimi me në “FOKUS QYTETIN”.
Me dëshirën e mirë për t’iu gjendur dhe dëgjuar njëri-tjetrin, kuptuam që takime të tilla janë të nevojshme dhe ndërveprimi i rëndësishëm!
Falenderoj!
Profesor Ervin Gocin një njohës i mirë i hapësirës urbane dhe ndërveprimit të qytetarëve me atë.
Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare të cilët kanë vendosur gjithashtu në fokus me partnerët e tyre monitorimin e Bashkisë Pogradec.
Profesor Dorian Lekën, i cili theksoi nevojën e fushatave pozitive për ndërgjegjësimin e qytetarëve shoqëruar me kërkesa drejt administratorëve të qytetit.
Gazetarit dhe profesorit Armand Braho i cili theksoi njëkohësisht nevojën dhe angazhimin e tij për një media alternative për informimin e bashkëqytetarëve.
Studentin Mateo Hyskollari që shprehu nevojën e rritjes së buxhetit për rininë dhe përmirësimin e kuadrit ligjor për moshat e reja.
Studentja Elsa Xhindole e cila shprehu nevojën e subvencionimit të transportit të studentëve pogradecarë që udhëtojnë çdo ditë në Korçë për të kryer studimet e larta.
Ilir Zgjani, si specialist mjedisi morri pjesë në këtë takim dhe ngriti probleme serioze si:
1- Fryrja e administratës së Drejtorisë së Pyjores!
2- Ulja e nivelit të sigurisë për zonat e konsideruara të mbrojtura!
Takime të tjera do pasojnë për të dhënë së bashku kontributin tonë për Pogcadecin!