4.2 C
Pogradec
3.5 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
0.9 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Historiku: E diela e Dafinave (palmave)

- Advertisement -

Java e Madhe & e Shenjtë ose Java e Pasioneve në fakt fillon nga e Diela e dafinave. Ajo përkujton hyrjen triumfuese të Jezu Krishtit në Jeruzalem, ku, sipas Ungjilltarëve të Shenjtë, Judenjtë e mirëpritën Atë, duke ngritur boritë e tyre dhe brohoritën “Hosana, bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit”.

Edhe sot e kësaj dite, të gjithë tempujt janë zbukuruar me degë shenje të cilat pas Liturgjisë u shpërndahen besimtarëve…

Në kohën e Bizantit, mbahej i ashtuquajturi “Procesioni i Perandorit” ku procesioni fillonte nga pallatet në të cilat merrte pjesë perandori duke mbajtur ikonën e Krishtit dhe përfundonte në Hagia Sophia.

Sipas dëshimtarëve të asaj kohe, në fund të festës, Perandori shpërndante personalisht kurora dhe kryqe, ndërsa Patriarku shpërndante qirinj për Javën e Shenjtë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit