POGRADECI I KTHEN RESTON 2016-ës LUFTËTARIT
K.F. Pogradeci arrin të marrë një barazim me shifrat 1-1 sot në ndeshjen kundër Luftëtarit në Gjirokastër duke i kthyer kështu reston e vitit 2016 ku gjirokastritët barazuan po me të njëjtat shifra asaj kohe dhe siguruan ngjitjen në superiore.
Ndryshe nga ndeshjet e tjera të këtij sezoni liqenorët zhvilluan një lojë disi më bindëse në pjesën e parë por u mbyllën në mbrojtje dhe rrezikuan jo shumë pas golit të avantazhit nga sulmuesi Peqini më minutën e 51-të.
Ndeshja e fundit luhet të dielën kundër Turbinës së Cërrikut skuadër që nuk ka objektiva në kampionat dhe duhet fitorja që liqenorët të rikthehen sërish në kategorinë e parë pas dy vitesh mungesë.