Dy ditë më parë u organizua në Korçë një simpozium i organizuar nga Fondacioni ALSAR, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës Turke në Shqipëri. Por duket se në këtë aktivitet nuk janë ftuar përfaqësues të Myftinisë së Korçës, gjë që ka shkaktuar reagimin e Myftiut Ledjan Cikalleshi, i cili shkruan në faqen e tij në Facebook:
Para disa ditësh pashë një njoftim pashë një njoftim në një postim nga Universiteti i Korçës për organizimin e një sempozjumi për 2 personalitete të rëndësishme korçare gjatë Perandorisë Osmane, Iljas Bej Mirahorin dhe Koçi Bey. Duke qenë se i njoh mirë këto personalitete më erdhi mirë që organizohej një sempozjum i tillë.
Normalisht, prisja që për personalitetin që mban emri xhamia kryesore e qytetit të Korçës dhe me sa di unë është më e vjetra në Ballkan e cila vazhdon të jetë funksionale, institucioni të kishte një ftesë. Edhe pse nuk erdhi, nuk u mërzita pasi fondacioni organizator nuk para bashkëpunon me Myftinitë.
Por kur pashë mënyrën e organizimit, kjo sja heq përgjegjësinë morale për atë që shkakton.
- Është shqetësuese, kur shikoj që organizatorët thërrasin përfaqësuesin e Komunitetit Orthodoks në Korçë dhe Komunitetin Mysliman dhe atë Bektashian në Korçë e neglizhojnë totalisht, këtu ka diçka që nuk shkon. Privatisht mund jenë thirrur dhe të kenë vajtur myslimanë e bektashinj, por institucionalisht asnjë.
Kjo është gafë e rëndë për këdo që ka pasur në dorë organizimin. Ose u çohet ftesë të gjithëve, ose asnjërit. Në Korçë kështu ka qenë dhe është tradita. Nga fotoja duket sikur sempozjumi po arganizohet në një qytet të Greqisë dhe jo në një zonë ku ka 52 xhami dhe ku sipas censit të 2010 myslimanët në Qarkun Korçë janë mbi 60%.
- Kur shikoj që në listën e panelistëve, nuk ishte thirrur si panelistë asnjë nga tre akademikët e rinj myslimanë (praktikantë) në Korçë, të cilët korçarët i njohin dhe që janë njohës të mirë të historisë së qytetit të Korçës. Kjo është e pajustifkueshme.
Nëse njohësit e historisë së Korçës, fetare dhe kulturore, që janë edhe praktikantë të rregullt, nuk ftohen dhe promovohen, por ftohen si panelistë (pavarësisht gradave shkencore) të tjerë që nuk e njohin këtë fushë, vetëm për qoka, atëherë ku është dobia e sempozjumit? Thjesht për disa foto dhe një kronikë televizive? Nëse nuk dalin dy panele, bëhet dhe një i tretë po të jetë nevoja, por studjuesit e rinj promovohen.
Ata që kanë dalë si alternativë e së ardhmes, me këtë shembull, se di se për ku janë alternativë.