Duket se së fundmi administrata e bashkisë ka nisur të sulmojë personalisht një prej zërave kryesorë opizitar në Pogradec, bëhet fjalë për këshilltarin Arbër Male, i cili ka drejtuar një sërë kritikash në lidhje me qeverisjen në pushtetin vendor dhe që ka demaskuar një sërë abuzimesh nga pushteti vendor. Hakmarrja duket se ka nisur pikërisht në momentin kur administrata e bashkisë Pogradec gjendet e zhytur midis korrupsionit dhe paligjshmërisë, ndërkohë që së shpejti pritet që kjo administratë të kallzohet në SPAK për shpërdorim të fondeve publike. Në një postim në FB Male ka shkruar:
“Presionet dhe shantazhet nëpërmjet inspektoriateve të ndryshme lidhen vetëm me angazhimin tim si këshilltar bashkiak duke u përpjekur ti shërbej qytetarëve nëpërmjet transparencës duke nxjerë në pah abuzimet e zyrtarëve lokalë.
Këto jo vetëm që nuk më frikësojnë por më shtojnë vullnetin për ta bërë akoma më mirë detyrën time duke i qëndruar besnik besimit që më dhanë qytetarët.”