4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Sport/ Rashica fundos Kukësin. Skënderbeu kalon krizën duke bërë “Ujkun” në Kukës!

- Advertisement -

Kukësi-Skënderbeu 0-2

Shënues: Rashica 32’ (11-m), 67’

KUKËSI: Tafas, Lamçe (Murati 66’), Reçi, Zhongo, Lleshi (Fejzaj 46’), Hasaj (Laval 59’), Mingo, Beshiraj (Hilaj 66’), Salami, Lala (Zenunaj 59’), Solodovnikov. Trajner: Bledar Devolli.

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica (Lika 90’), Nikaj (Janaqi 66’), Gerco, Randi, Vangjeli (Shaqe 90’), Juri, Djantu. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

Gjyqtar: Indrit Myrtja

Kartonë të verdhë: Hasaj, Zhongo

 

Minutat e para kanë nisur të qeta dhe më shumë me qarkullime të topit në mesin e fushës, ku të dy skuadrat luajnë kudjesshëm. Në 10-të minutat e para nuk kemi asnjë rast në portat respektive.

Nikaj pas minutës së 10-të përpiqet të zhbllokohet me një gjuajtje nga largësia, por topi përfundon në duart e portierit kuksian.

Në minutën e 16-të vendasit për pak sa nuk shënojnë, por topi nga këndorja prek vetëm traversën. Shpëton Skënderbeu në këtë minutë, me rastin e pastër të takimit deri në këto minuta.

Edhe në minutën e 24-ër vendasit kanë një rast të artë me Lala dhe Marko Alia bën mrekullinë me grushtimin e topit, duke shpëtuar një gol të sigurt.

Duhet të vinte minuta e 32-të që Skënderbeu të shënonte golin e avantazhit. 11-metërsh në favor të Skënderbeut, pas ndërhyrjes së parregullt ndaj Juri Merlim në zonë. Gjuan saktë Rashica dhe 0-1 për Skënderbeun.

Edhe pas golit të avantazhit Skënderbeu kryen volum më të madh loje dhe ka një rast me Djantu në të 43-ën minutë, por nuk është i saktë për të shënuar edhe të dytin deri në mbyllje në pjesës së parë. Me rezultatin 0-1 për Skënderbeun mbyllen 45 minutat e para, një fitore me meritë për djemtë e Gvozdenoviç që i drejtohen më të qetë dhomave të zhveshjes.

Pjesa e dytë nis pa ndërrime për të dy ekipet, teksa stafet teknike i besojnë të njëjtëve futbollistë që hodhën në fushë që në startin e takimit.

Kukësi ka rast të pastër me Hasaj, por pasi gjuan dhe grushton Alia ka pozicion jashtë loje.

Skënderbeu gjen edhe golin e dytë, teksa Rashica në zonë në minutën e 67-të shënon golin e dytë dhe sigurisht që është goli i qetësisë.

Edhe Liço ka një mundësi të mirë në minutën e 78-të po pret portieri i Kukësit duke shpëtuar nga goli i tretë.

Në minutën e 87’-të Kukësi shënon gol, por pasi është riparë në VAR ka pozicion jashtë loje.

Edhe 5 minutat e shtesës nuk sjellin asgjë dhe përfundimisht 0-2 për Skënderbeun, duke hedhur pas krahëve krizën dhe duke marrë një trepikësh me shumë vlera që e afron me katërshen e parë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit