Blegtorët në zonën e Maliqit po përballen me vështirësi për shkak të uljes së çmimit të qumështit nga përpunuesit.
Sipas tyre baxhot e ulën këtë vit në 120 lekë çmimin për një litër qumësht nga 140 lekë që ka qenë një vit më parë për bagëtitë e imta ndërsa sa i përket qumështit të lopës sot shitet 55 lekë.
Blegtorët thonë se ky sektor nuk mbështetet fort nga shteti pasi vit pas viti shënojnë rënie si në uljen e çmimit të qumështit, prodhimin e tij por edhe në pakësimin e numrit të krerëve të bagëtive të imëta.
Sipas tyre subvencionet nuk e mbështetin blegtorin shqiptar duke i lënë gjithmonë e më tepër në mes të rrugës.
Nga të dhënat rezulton se në tregun vendas është zgjeruar pesha e qumështit të importuar, duke lënë pas prodhimin vendas çka çon në uljen e çmimit të qumështit nga përpunuesit të cilët në vend të prodhimit vendas po tërheqin qumësht nga vendet fqinje.
Burimi: Balkanweb.com